Sot është mbajtur protestë para stacionit të Policisë në Ferizaj.
Lajmin për vrasjen e Marigona Osmanit nga Ferizaj u bë mjaft me zë në mediat shqiptare ku bëri që fytyra të ndryshme publike të reagojnë menjëherë.
Të shumtë ishin ata që reaguan në rrjete sociale, fytyra publike, politikanë e populli gjithashtu. Me këtë rast sot është mbajtur një protestë para stacionit të Policisë në Ferizaj teksa edhe kjo nuk përfundoi pa ‘incidente’.
Këngëtari Labinot Tahiri u shpreh kundër sjelljes që u bë sot ndaj forcave të rendit, duke thënë se ata nuk kanë lidhje me korrupsion dhe se punojnë aq shumë sa që harrojunë edhe familjet e tyre duke i shërbyer shtetit e popullit.“TI MBAJM DUART LARG NGA POLICIA !Kam përkrahur protesta, e do ti përkrah gjithmonë!Policia e Kosovës ia di rendesinë shtetit dhe qytetarit!Nuk keni pse me i fajsu e me i gjujt me gjëra të ndryshme!Sa do që ka vlerë Kosova , ka vlerë edhe Policia e shtetit tonë të ri, këta nuk janë POLICI e cila dikur është gjunjezuar!!!Vajza e djem të ri!falenderojeni Zotin, që policia jonë , është e pa korruptuar dhe ajo sot mban rendin publik, bile kajherë duke i shkelur parimet e ndonjë politikani apo partie ata pësojnê edhe me largim nga puna!Për Policinë; rëndësi ka shteti, uniforma që mbart në trupin e tij dhe rendi e ligji, mos të flasim për familjen e tij ku në shumicën e rasteve , ata harrojnë qē kanë familje duke na shërbyer mua e ty, se rroga për ta është vetem një simbolikë!!A sështë kështu??Jam me juuu për protesta, ama nuk mund të hedhi gurë mbi ata që nuk kanë as një pikë faji.Respekt AXHA POLIC E POLIC I DASHUR, se ti je i pavarur nga politika e flliqët dhe korruptuese!Labinot Tahiri, Kosovë e Shqipërisë”