Ndarja mes Bardhit dhe Sarës u konfirmua sot nga vetë Bardhi, banor i Big Brother VIP Albania.
Bardhi gjatë një diskutimi me Erjolën në oborr i tha se janë ndarë pas debatit të krijuar pas prime.
“Më tha je manipulues, je djalë i keq, unë i thash bravo je lojtare ishalla shkon në finale”, tha Bardhi.
Megjithatë, një ditë më herët Bardhi kishte tjetërlloj bisede me Sarën.
Bardhi i thoshte Sarës duhet të mendoj vetëm sa fëmijë do të kenë të tjerat nuk duhet t’i mendojë
Pjesë nga biseda e tyre:
Sara: Çfarë të bëj unë me ty?
Bardhi: Mendoje mirë.
Sara: Çfarë?
Bardhi: Mendohu mirë sa fëmijë do.
Sara: Sa fëmijë?
Bardhi: Po të tjerat mos i mendo shumë.
Sara: Të mendoj vetëm sa fëmijë të bëj?
Bardhi: Të dukshme i ke të gjitha.
Sara: Jo nuk janë, deri sa të dalim jashtë.