×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Tifozët Anglez u mirëpriten nga Prishtinasit në mënyrë të mahnitshme, madje për tifozët mysafirë nuk munguan Birrat e Pejës falas nga qytetaret e Prishtinës, shkruan Daily Mail

    Insajderi
    20 November 2019 - 17:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Loja mes Kosovës dhe Anglisë bëri bujë të madhe, e sidomos nga tifozët e shumët anglez që kishin vizituar Kosovën.

    Mikpritja që i është bërë tifozëve anglez i ka mahnitur të gjithë, ata akoma vazhdojnë të komentojnë për të mirë ngrohtësinë që gjetën në Kosovë.

    Kjo ngjarje nuk ka kaluar pa u trajtuar nga media të ndryshme e me theks të veçanta ato Angleze, ndër to edhe “Daily Mail”.

    Daily Mail ka bërë një artikull ku përshkruan mikpritja që iu bë tifozëve anglez në Prishtine, po ashtu paraqet foto të shumta ku pasqyrohet kjo mikpritje.

    Ndër të tjera ceket fakti se si Prishtinasit kishin dhuruar Birra të Pejës dhe pije të tjera falas për tifozët mysafir, duke i bere të ndihen si në shtëpinë e tyre ani pse mijëra kilometra larg.

    Ja disa nga fotot e shpërndara në Daily Mail:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark