×
  • Sport
  • Sport

    Tifozët e Bayern: Pep nuk është për ne

    Insajderi
    21 February 2016 - 15:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjatë ndeshjes së djeshme midis Bayern dhe Darmstadt 98 disa tifozë të rekordmenëve gjermanë janë shprehur kundër trajnerit të tyre Pep Guardiola. Në zonën më të zjarrtë të tifozëve bavarezë ishte vendosur një afishe me mbishkrimin “Pep nuk është për ne”.

    Por banderola mbi të gjitha ka qenë një përgjigje drejt tifozëve të Darmstadt, të cilët ndeshjen e fazës së parë kishin një banderolë ku shkruhej “Ëeed-i jonë është më i mirë se Pep-i juaj”, një lojë fjalësh me emrat e dy trajnerëve e cila mund të përkthehet edhe si Marihuana është më e mirë se amfetamina “Pep”. Gjithashtu edhe përgjigja e Bayern mund të kuptohet me dy kuptime. Guardiola do të largohet nga Munchen në fund të sezonit drejt Manchester.(Telesport.al)

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark