Insajderi
Sport

Tifozët e Bazelit brohorasin emrin e Shaqirit, festë e jashtëzakonshme pas fitimit të titullit kampion

Insajderi
13 May 2025 - 20:35
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Tifozët e Bazelit brohorasin emrin e Shaqirit, festë e jashtëzakonshme pas fitimit të titullit kampion
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Bazeli u rikthye te titulli i kampionit në Zvicër pas shtatë viteve pritje. Për gjigantin zviceran ky ishte titulli i 21-të në histori të klubit, ndërsa meritat më të mëdha padyshim shkojnë për Xherdan Shaqirin i cili realizoi 18 gola dhe dhuroi 20 asiste.

Festa ka qenë e jashtëzakonshme me tifozët teksa të gjithë brohorisnin emrin e tij. (VIDEO)

Pas kësaj arritje, Shaqiri ka folur për 20min.ch duke shfaqur emocionet për titullin e kampionit, derisa tha se për titullin është rikthyer.

“Kjo është arsyeja pse u ktheva. Erdha me ambicie dhe qëllime të qarta. Kur u largova nga Bazeli, klubi gjithmonë luftonte për tituj. Nuk do ta kisha menduar se do të ndodhte që në vitin e parë, por kjo e bën gjithçka edhe më të bukur. Tani kemi ende një shans për të fituar dy trofe”, vazhdoi tutje Shaqiri.

Bazel ka tri ndeshje të mbetura përpara finales së Kupës së Zvicrës më 1 qershor kundër FC Biel. /panoramasport, transmeton Insajderi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark