Insajderi
Sport

Tifozët e Juventusit e përkrahin Igor Tudorin e shkarkuar: Njëri prej nesh!

Insajderi
27 October 2025 - 18:40
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Tifozët e Juventusit e përkrahin Igor Tudorin e shkarkuar: Njëri prej nesh!
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një grup ultrasish të Juventusit kanë shprehur mbështetjen e tyre për trajnerin e saposhkarkuar Igor Tudor, vetëm pak orë pasi klubi zyrtarisht konfirmoi largimin e tij: “Njëri prej nesh”.

Juventusi njoftoi të hënën se ishte ndarë me Tudorin, i cili kishte tetë ndeshje radhazi pa fitore në të gjitha kompeticionet dhe katër ndeshje pa shënuar gol, me humbjen 1-0 në transfertë ndaj Lazios që vulosi fundin e aventurës së tij.

Sipas “Football Italia”, “Bianconerët” tashmë kanë hyrë në kontakt të drejtpërdrejtë me ish-trajnerin e kombëtares italiane, Luciano Spalletti, i cili konsiderohet kandidati kryesor për të zëvendësuar Tudorin në “Allianz Stadium”.

Vetëm disa orë pas njoftimit të shkarkimit të tij, ultrasit e Juventusit nga “Curva Sud” vendosën një banderolë jashtë “Allianz Stadium”, duke i shprehur mbështetje Tudorit.

Në banderolë shkruhej: “Tudor, njëri prej nesh. Peshku qelbet nga koka”.

Tudor drejtoi Juventusin në 24 ndeshje zyrtare, përfshirë edhe periudhën e tij si trajner i përkohshëm në fund të sezonit 2024-25.

Ai regjistroi një mesatare prej 1.58 pikësh për ndeshje gjatë asaj kohe.

Ai është trajneri i tretë i Juventusit që largohet brenda 18 muajve, pas shkarkimeve të Thiago Motta në mars 2025 dhe Massimiliano Allegri në maj 2024.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark