×
  • Sport
  • Sport

    Tifozët e Lazios, peticion për qëndrimin e Kloses

    Insajderi
    22 April 2016 - 15:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Plot 2000 tifozë deri më tani kanë firmosur një peticion, me anë të të cilit ata i drejtohen klubit duke kërkuar vazhdimin e kontratës së gjermanit.

    Në peticionin e tifozëve të Lazios lartësohet figura e sulmuesit gjerman, duke thënë se një si Klose “është vlerë për gjithkënd”.

    “Ne lacialët e ndiejmë tonin dhe për këtë i kërkojmë të qëndrojë me ne, por një njeri si Klose është një vlerë për gjithkënd i cili është një tifoz i vërtetë i çfarëdo skuadre futbolli, të çdokujt i cili do futbollin”, thuhet në peticionin e tifozëve të Lazios.

    Klose u transferua në vitin 2011 nga Bayerni te Lazio, duke shënuar 52 gola në 136 ndeshje të kampionatit italian dhe duke asistuar për 30 të tjerë. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark