Skuadra vëllaznimi këtë fundjavë ka arritur një fitore të rëndësishme ndaj Trepçës.
Gjakovarët në palestrën e stërmbushur “Sani Nushi” i’a shkaktuan humbjen e radhës skuadrës nga Mitrovica, gjë që çoi edhe deri te shkarkimi i kryetrajnerit të Trepçës.
Mirëpo gjatë fillimit të ndeshjes, organizatorët ishin përkujdesur për të lëshuar himnin e Kosovës, veprim ky që nuk u mirëprit fare mirë nga të pranishmit të cilët vërshëllyen himin e shtetit dhe më pas filluan ta këndonin atë të Shqipërisë me plot emocion.
Ky veprim i tifozëve gjakovarë është kundërshtuar shumë nga opinioni publik, derisa Federata e Basketbollit të Kosovës ende nuk ka pasur ndonjë reagim zyrtar sa i përket kësaj ngjarje.