Më shumë se 150 tifozë “ultras” të Rusisë janë nisur për në qytetin Lille për të pritur tifozët anglezë pasi që arritën t’i ikin policisë gjatë përleshjes që kishin në këtë fundjavë në Marsejë.
Lajmin e ka konfirmuar edhe kryeprokurori i Marsejës, Brice Robin, i cili ka thënë se këtë njerëz janë të përgatitur mirë.
“Nuk dua të shkoj aq larg e të them se këta janë profesionistë, por duhet thënë se këta janë tejet të përgatitur mirë,” ka thënë ai, njofton Telegraph.co.uk
Tifozët anglezë dhe ata rusë janë përleshur mes veti para ndeshjes që Anglia dhe Rusia barazuan 1 me 1.
Ai i ka përshkruar këta huliganë si tepër të shpejtë shumë të dhunshëm.
Është i njëjti grup personash që kishte bërë sulme brenda dhe jashtë stadiumit dhe shumica kanë arritur t’i ikin policisë. Në fakt, vetëm dy persona kanë rënë në prangat e policisë pas serive të sulmeve të dhunshme./Insajderi.com