Një tifoz i Anglisë ka luftuar me jetë prej ditës së shtunë, pas shpërthimit të dhunës në rrugët e Marsejës për të tretën ditë me radhë.
Personi thuhet se ishte në një gjendje kritike pasi u godit me një gjë të rëndë me kokë nga huliganët rusë. Ai thuhet se është një 51-vjeçar nga Anglia, shkruan “The Independent”.
Qindra përkrahës të Anglisë u shpërndanë rrugëve anësore apo ikën nga sheshi “Place de Gaulle” ku u shkaktua dhuna, pasi u akuzuan nga policia franceze për shkaktim të trazirave dhe prishje të qetësisë.
Geoff Pearson, një lektor i njohur nga Manchesteri i cili po qëndron në Marsejë, i ka thënë gazetës britanike “The Independent” se dhunën po e kërkojnë dhe shkaktojnë tifozët rusë.
“Ata po kërkojnë nëpër lokale me plotë njerëz, që të gjejnë tifozë anglezë dhe t’i sulmojnë ata. Tifozët anglezë janë shumë të pambrojtur këtu – ata po sulmohen në çdo çast nga rusët ndërsa policia franceze është gjithmonë një hap mbrapa”, tha Pearson.
God Save The Queen, the smashing of bottles and whiff of teargas. #Marseille pic.twitter.com/mtbEFWk2fS
— emma murphy (@emmamurphyitv) June 11, 2016
Dhuna mes tifozëve rusë dhe anglezë ka shpërthyer që prej ditës së enjte, kur një tjetër person anglezë ka pësuar lëndime në kokë pasi ishte sulmuar me një karrikë druri.
Përleshje mes këtyre dy tifozerive pati edhe në stadiumin “Veledrom” të Marsejës në fund të takimit, i cili përfundoi 1-1. /Insajderi.com