Insajderi
Lajme

Tifozi i Juventusit që shkaktoi “kaos” brenda avionit pa dashje

Insajderi
26 January 2026 - 20:07
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Tifozi i Juventusit që shkaktoi “kaos” brenda avionit pa dashje
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një tifoz i Juventusit shkakton kaos në një avion duke brohoritur brenda tij.

Të shtunën e kaluar u zhvillua ndeshja Cagliari – Juventus, një takim që “juventinët” e humbën pavarësisht një paraqitjeje shumë të mirë, dhe disa tifozë bardhezinj morën fluturimin Romë – Cagliari për të mbështetur Juven.

Gjatë fluturimit, tifozët nisën të këndonin këngë të Juventusit, çka bëri që njëri prej tyre, pa dashje, të aktivizonte sistemin e emergjencës për maskat e oksigjenit.

Si pasojë, maskat e oksigjenit u hapën në avion dhe situata u bë disi kaotike.

Stjuardesat arritën më pas të qetësonin pasagjerët dhe t’u shpjegonin se çfarë kishte ndodhur, raporton “One Football”.

Sapo zbritën nga avioni, Polaria (policia ajrore e Cagliarit) po e priste tifozin për ta informuar mbi dëmet e shkaktuara dhe ai ishte denoncuar.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark