×
  • Lajme
  • Botë
  • Biznes
  • Lajme / Botë

    TikTok do të prezantojë një aplikacion të ri për postimin e fotove

    Insajderi
    09 April 2024 - 16:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Përdoruesit e TikTok-ut kanë filluar të marrin njoftime për një aplikacion të ri që kompania po planifikon ta prezantojë në një të ardhme të afërt.

    Bëhet e ditur se aplikacioni quhet Notes dhe u mundëson përdoruesve të ndajnë fotografi si në Instagram.

    Siç raportojnë mediat e huaja, TikTok tashmë ka konfirmuar se Notes është në zhvillim por ende nuk ka ofruar asnjë afat kohor për prezantimin zyrtar të tij.

    Pra, postimet e fotografive tuaja publike në TikTok do të shfaqen edhe në Notes.

    Fatmirësisht, kompania do të ofrojë edhe opsionin për të hequr dorë nga aplikacioni nëse preferoni të mos shfaqni postimet tuaja publike.

    Ndryshe, Notes nuk është projekti i vetëm në të cilin po punon aktualisht TikTok.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark