TikTok i reagon Shqipërisë për vendimin e mbylljes së rrjetit, kërkon sqarim - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    TikTok i reagon Shqipërisë për vendimin e mbylljes së rrjetit, kërkon sqarim

    Insajderi
    22 December 2024 - 15:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kompania kineze e rrjetit social, TikTok ka reaguar pasi qeveria e Shqipërisë njoftoi se do të mbyllë TikTok për një vit. Ajo thotë se do të kërkojë “sqarime urgjente nga qeveria shqiptare” lidhur me vendimin për mbylljen e platformës TikTok për një vit në Shqipëri”, shkruan  Associated Press. 

    Sipas vendimit të bërë të ditur dje nga kryeministri Edi Rama prej janarit të 2025 platforma e TikTok nuk do jetë e aksesueshme në territorin e Shqipërisë nga asnjë moshë,  si pjesë kjo e një plani për rritjen e sigurisë në shkolla. 

    Rama tha se vendimi erdhi pas një muaj konsultimesh mes zyrtarëve të arsimit me prindërit pas vrasjes me armë të ftotë të 14 vjeçarit Martin Cani, nxënës i shkollës ‘Fan Noli’, gjatë një konflikti me një tjetër nxënës po i kësaj shkolle, ndodhur më 18 nëntor 2024.

    Në një reagim për Associated Press kompania e rrjetit social, TikTok tha se “nuk kishte gjetur ndonjë provë që autori ose viktima të kishte llogari TikTok dhe se raportimet e shumta kanë konfirmuar se videot që çuan në këtë tragjedi ishin postuar në një platformë tjetër, jo në TikTok.”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark