Tillerson dhe ministrat e G7-ës do të bisedojnë sot për Sirinë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Tillerson dhe ministrat e G7-ës do të bisedojnë sot për Sirinë

    Insajderi
    10 April 2017 - 07:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson ka arritur në Itali, ku do të takohet me grupin e G7, me të cilët do të bisedojë për krizën në Siri, kanë njoftuar mediat italiane.

    Përveç anëtarëve të G7-ës, ministrat e jashtëm të Turqisë, Emirateve të Bashkuara Arabe, Arabisë Saudite, Jordanisë dhe Katarit, po ashtu pritet të marrin pjesë në këtë mbledhje.

    Mediat italiane kanë cituar ministrin e Jashtëm italian, Angelino Alfano, të ketë thënë se në mbledhje kushtuar Sirisë, do të bëhet thirrje për parandalimin e “përshkallëizmit të rrezikshëm ushtarak”, në konfliktin sirian, pas sulmit të SHBA-së ndaj një baze ajrore siriane.

    Tillerson me gjasë do t’iu tregojë homologëve të tij të G7-ës për qëndrimin e SHBA-së në Siri.

    Grupi i G7 përbëhet nga Shtetet e Bashkuara, Japonia, Gjermania, Britania e Madhe, Italia, Franca dhe Kanadaja. Rusia ishte pjesë e G8-ës por u përjashtua nga ky grup pas aneksimit të paligjshëm të gadishullit ukrainas të Krimesë më 2014.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark