Menjëherë pas nisjes së ofensivës amerikane ndaj Sirisë, ka reaguar edhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Rex Tillerson.
“Rusia ka dështuar në përgjegjësinë e saj për të menaxhuar situatën në Siri”, tha Tillerson.
Ai vlerësoi vendosmërinë e presidentit Trump, për të reaguar ndaj sulmeve kimike në Siri.
“Sulmi ynë ndaj Sirisë tregon vendosmërinë e presidentit Donald Trump për të ndërhyrë, kur vendet e kalojnë ‘vijën e kuqe'”, u shpreh Tillerson.
SHBA ka nisur një sulm ajror me raketa, ndaj Sirisë, si kundërpërgjigje ndaj përdorimit të armëve kimike nga ana e regjimit të Assad-it.