Tillerson: Rusia të zgjedhë mes nesh dhe Sirisë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Tillerson: Rusia të zgjedhë mes nesh dhe Sirisë

    Insajderi
    11 April 2017 - 19:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sundimit të Bashar al-Assadit po i vjen fundi. Në përfundimin e Samitit të ministrave të Jashtëm të vendeve të G7-s, mbajtur në Luca të Italisë, Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson dërgoi një mesazh të fortë për presidentin sirian dhe për vet Moskën.

    “Rusia duhet të zgjedhë kur vjen fjala për Sirinë, nëse do të qëndrojë me Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera, të cilat ndajnë të njëjtin qëndrim me to, apo në të kundërt do të qëndrojë me Assadin, Iranin dhe Hezbollahun”, tha Tillerson.

    Takimi u mbyll me bindjen se nuk do të ketë zgjidhje të konfliktit të zgjatur sirian, për sa kohë Assadi vazhdon të mbetet në pushtet, siç e tha qartë shefi i diplomacisë franceze, Jean-Marc Ayrault.

    Por vendet e grupit të G7-s nuk arritën dot një marrëveshjen për sanksione të reja kundër Moskës dhe Damaskut. Propozimi britanik, që parashikonte shënjestrimin e krerëve të lartë ushtarakë të këtyre dy vendeve, në masë të madhe u anashkalua.

    Ministrat i mëshuan nevojës së një procesi politik, i cili të zgjidhë krizën siriane. Kryediplomati italian, Angelino Alfano e vler?soi pozitivisht kthimin e SHBA-ve n? bashk?sin? e partnereve t? NATO-s dhe gjetjen e nj? harmonie t? re.

    Qëndrimin e Tillersonit e lavdëroi edhe gjermani Sigmar Gabriel.

    “Personalisht jam shumë i kënaqur që Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson mori këtu një pozicion realist dhe mjaft të qartë. Ne e mbështesim plotësisht përpjekjen që do të bëjë ai në Moskë, për t’i shtyrë rusët të pranojnë këtë proces politik dhe ta përkrahin atë në mënyrë aktive”, tha Sigmar Gabriel, ministër i Jashtëm i Gjermanisë.

    Tillerson do të zhvillojë të mërkurën takime në Moskë me udhëheqësit rusë. Vizita e tij vjen në mes të një përshkallëzimi të tensioneve prej sulmeve ajrore në Siri.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark