Analisti i njohur për Balkan, Tim Judah, ka thënë se shpreson që Federica Mogherini të ketë me vetë një maskë kundër gazit lotsjellës për vizitën e saj në Kuvendin e Kosovës.
“Kurrë nuk i dihet,” ka thënë ai, duke iu referuar hedhjes eventuale të gazit lotsjellës në Kuvend në kohën kur Mogherini do të mbajë një fjalim para deputetëve pas rekomandimit të Komisionit Evropian për liberalizmin e vizave.
Partitë opozitare – Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën – kanë paralajmëruar se do të marrin pjesë në seancë, por nuk do të hedhin gaz lotsjellës./Insajderi.com