Tina Turner ka shitur të drejtat e autorit për katalogun e saj muzikor për një vlerë të jashtëzakonshme prej 50 milionë dollarësh, shkruan BBC.
Blerësi është shtëpia botuese BMG, e cila tani mund të përdorë emrin e këngëtares popullore, si dhe këngët e saj për sponsorizimet dhe marrëveshjet e ardhshme tregtare.
Turner pranoi ofertën prej 50 milion dollarë dhe vuri në dukje se ajo është e sigurt se muzika e saj është në duar të besueshme.
81-vjeçarja është një nga yjet më të njohur në historinë e muzikës pop.
Hitet e saj më të mëdha janë “The Best”, “Steamy Windows”, “What’s Love Got To Do With It” i “Golden Eye”.