Insajderi
Lajme

Tinka Kurti e VV’së: Koha për arrestimin e Sami Lushtakut

Insajderi
14 May 2026 - 14:21
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Tinka Kurti e VV’së: Koha për arrestimin e Sami Lushtakut
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti, ka bërë thirrje për arrestimin e kryetarit të Komunës së Skenderajt, Sami Lushtakun.

“Koha për arrestimin e Sami Lushtakut“, ka deklaruar Kurti, shkruan Insajderi.

Kreu i Komunës së Skenderajt në reagimin e tij tha se pretenduar se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tentoi ta sulmojë përmes mekanizmave të tij. Më tej tha se qytetarët reaguan, pas etiketave “Sami Serbia”.

“Pushteti i Albin Kurtit përmes mekanizmave të tij tentoi që sot të më sulmoi në Skenderaj. E kam një jetë në shërbim të vendit kurse etiketat si “Sami Serbia” qytetarët nuk i tolerojnë më prandaj edhe reaguan!”, deklaroi ai. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark