Insajderi
Lajme

Tirana nis punimet e stadiumit provizor në Shqipëri ku do të përformojë Kanye West

Insajderi
22 May 2026 - 12:26
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Tirana nis punimet e stadiumit provizor në Shqipëri ku do të përformojë Kanye West
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kanë nisur punimet në Kashar për stadiumin provizor që do të mirëpresë super spektaklin e Kanye West në Shqipëri.

Pamjet i ka ndarë kryeministri Edi Rama.

Stadiumi do të ndërtohet enkas për koncertin e këngëtarit të njohur Kanye West që do të mbahet më 11 korrik. Zona e zgjedhur ka një sipërfaqe prej disa dhjetëra mijë metra katrorë, dhe është në afërsi të autostradës Tiranë-Durrës.

Çmimet e biletave fillojnë nga 120 euro, ndërkohë për vendet VIP ato arrijnë deri në 339 euro. Koncerti është pjesë e turit botëror të artistit për vitin 2026, që nis në SHBA dhe më pas vijon në Azi dhe Europë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark