Insajderi
Biznes

Tjegulla Continental 9 në një ngjyrë të parezistueshme çokollate!

Insajderi
14 October 2022 - 10:07
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Tjegulla Continental 9 në një ngjyrë të parezistueshme çokollate!
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Pamje panoramike e shtëpisë sonë.

Madje edhe sot, kur mendojmë për panoramën e peizazheve tona, tjegullat e çatisë janë ato që përcaktojnë qytetet dhe fshatrat tanë. Rreshtat e çative të cilat prej dekadash janë mbuluar me tjegulla në tonalitete të veçanta kafeje i japin një ndjesi ngrohtësie çdo lagjeje tonë. Historia e gjatë dhe tradita e ndërtimit ka aspiruar që vendin ku jetojmë ta bëjë të ngrohtë, komod, në mënyrë për tu relaksuar maksimalisht. Prandaj, kjo është arsyeja pre lagjet me shtëpi familjare të mbuluara me tjegulla të ngrohta ngjyrë kafeje na rikujtojnë gjithmonë në ngrohtësinë e shtëpisë.

Dhe kur themi tjegull, nënkuptojmë tjegull tradicionale prej argjile. Argjila është më arsye një nga materialet më të njohura të ndërtimit edhe në shekullin XXI. Kjo nuk është rastësi duke marrë parasysh të gjitha avantazhet që sjellin produktet e ndërtimit me tulla, si termoizolimi i shkëlqyer, mbrojtja nga lagështia dhe zjarri. Nga shtëpitë e vjetra e deri tek ndërtesat moderne, tjegullat e argjiles mbulojnë ndërtesa të ndryshme, duke i dhënë një bukuri të veçantë shtëpive individuale, por edhe lagjeve të tëra.

Boy hosing man holding a clay roof tile for protection in front of brick-built façade

Pse tjegulla kafe është ende aq popullore sot?

Me të gjitha risitë dhe përmirësimet në prodhim, synojmë të ofrojmë produktet më cilësore në treg. Ndërtimi modern priret drejt linjave më të reduktuara, dimensioneve më të mëdha të tjegullave si dhe ndryshimeve të tjera në fushën estetike. Megjithatë, ajo ende ndërtohet me ngjyra që lidhen me arkitekturën tradicionale. Përshtatja me mjedisin natyror ka qenë gjithmonë një imperativ arkitektonik, dhe kështu ngjyrat që mund të shohim rreth nesh çdo ditë janë gjithmonë aktuale kur bëhet fjalë për ndërtimin. Tonet e ngrohta të tokës, gjethet e vjeshtës, si dhe frutat e pjekur – të gjitha këto janë nuancat e ngjyrës kafe që janë të këndshme për sytë tanë. Prandaj, kjo është arsyeja pse çatia kafe gjithmonë ka tërhequr vëmendjen dhe ka qenë vazhdimisht e pranishme në shtëpitë ku janë rritur shumë breza tanë. Madje edhe sot, ky trend i ndërtimit me pllaka kafe nuk është në rënie. Përveç përzierjes me natyrën, ndërtesat e mbuluara me tjegulla kafe përshtaten në vendbanimet tashmë ekzistuese dhe njësi më të mëdha të banuara.

Tradicionalja nuk del kurrë nga moda

Tonet e ngrohta të çokollatës janë ende një hit gjatë përzgjedhjes së tjegullave për çatinë tuaj. Kur bëhet fjalë për çatinë, ajo duhet të jetë plotësuese me fasadën. Pavarësisht nëse fasada është në tone të çelura, tjegullat kafe do të ofrojnë një kontrast të përsosur, ose nëse fasada juaj është më e errët, pllakat me një ngjyrë të parezistueshme çokollate do të japin një pamje të përgjithshme mahnitëse. Kur vendosni për tjegullat, ju vendosni për identitetin estetik të shtëpisë tuaj. Tjegulla Tondach është bërë për të qëndruar dhe për t’ju siguruar ditët më të mira të kaluara nën të me cilësinë dhe pamjen e saj!

Family house home Aranđelovac


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark