Një tjetër lajm për sulm terrorist ka ardhur nga Turqia, kësaj radhe në afërsi të qytetit Diyarbakir, ku mbetën të vdekur 6 ushtarë dhe disa të tjerë të lënduar, raporton Insajderi
Sulmi ka ndodhur gjatë kalimit të një konvoji ushtarak të Turqisë, me të cilin rast shpërtheu bomba e vendosur në rrugë.
Sipas informacioneve të para, në autostradën Diyarbakir-Bingol ushtarët që ishin kthyer nga një aktivitet i kërkimit të minave, gjatë kthimit të tyre ranë pre e një sulmi me bombë.
Mediat lokale bëjnë të ditur se në vendin e ngjarjes janë kërkuar dhe janë dërguar një numër i madh i auto ambulancave, raporton Insajderi
Ky sulm ka ardhur vetëm disa orë pas sulmit të mbrëmshëm, i drejtuar poashtu ndaj ushtrisë turke në të cilin mbetën të vdekur 27 pjesëtarë të ushtrisë dhe një civil.
Sulmi i mbrëmshëm kishte ndodhur në kryeqytetin e Turqisë, në Ankara./Insajderi.com