Ish-anëtares së listës “Guxo”, Doarsa Kica-Xhelilit, ia hapi dyert partia e dytë më e madhe opozitare në Kosovë, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në krye me Lumir Abdixhikun.
Ky veprim i ish-deputetes duket se e ka shtyer ministrin e Bujqësisë, Faton Peci të reagojë duke thënë se kushdo që synon tjetërsim apo kontrabandim të vullnetit të qytetarëve, i bashkohet atyre që janë pjesë e erës së përfunduar në politiikë, duke lënë të nënkuptohet se fjala është për LDK-në
“Kush synon tjetërsimin apo kontrabandimin e vullnetit të qytetarëve, i bashkohet atyre që janë pjesë e erës së përfunduar në politikë”, kështu ishte mbishkrimi i deputetit në fotografinë e shoqëruar me buzëqeshjen e ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla e presidentes, Vjosa Osmani.
Postimi i plotë:
I pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ditë më parë “paralajmëroi” aderimin e ish-anëtares së listës “Guxo” Doarsa Kica-Xhelili në LDK.
I ftuar në një studio televizive, Abdixhiku tha se e vlerëson Kica-Xhelilin si deputete aktive dhe profesionale.
“Deputetja Doarsa Kica Xhelili është njëra ndër deputetet më aktive në Kuvendin e Kosovës. Është profesionale e përgatitur që shtyn interesa shoqërore të gjitha niveleve. Do të ishte nder për secilën parti që ta ketë në radhët e veta një deputete si ajo”, ka thënë ai.