×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Todiq pretendon se Lulzim Hetemi dëshiron të dalë nga objekti i Komunës “por s’po e lënë nga Prishtina”

    Insajderi
    01 June 2023 - 16:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-kryetari i Komunës së Leposaviqit, Zoran Todiq, ka qëndruar sot në afërsi të objektit të Komunës ku edhe është parë teksa zhvillon edhe një bisedë më përfaqëuesit e KFOR-it brenda zonës së sigurisë.

    Pas përfundimit të këtij takimi, Todiq ka thënë se protestat do të vazhdojnë deri në përmbushje të kërkesave të tyre.

    Ai ka folur edhe për kryetarin e ri të Komunës së Leposaviqit, Lulëzim Hetemi, i cili ka më shumë se tre ditë që gjendet brenda objetkit të Komunës dhe s’ka dalë nga aty.

    Siç ka pretenduar Todiq, Hetemi dëshiron të largohet nga objekti i Komunës, por siç thotë ai “nuk po e lejon dikush nga Prishtina”.

    Ai dëshiron të largohet nga objekti I Komunës, megjithatë dikush nga qendra, Prishtina nuk po e lejon. Ai thotë se po qëndron aty meqë nuk po e lejon populli të dal nga objekti, megjithatë ai kurdo që dëshiron të dalë është i lirë”, ka thënë Todiq.

    I pyetur se kush nuk po e lejon të dalë nga objekti i Komunës, Todiq ka thënë se për këtë duhet pyetur në Prishtinë ose përfaqësuesit e KFOR-it.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark