Këngëtarja, aktorja dhe modelja shqiptare Almeda Abazi, edhe këtë vit erdhi për pushime në Shqipëri, se bashku me familjen e saj.
Bukuroshja, e cila jeton dhe vepron në Turqi, rreth një muaj më parë po shijonte pushimet në Dhërmi bashkë me bashkëshortin e saj, aktorin e popullarizuar, Tolgahan Sayisman.
Kësaj radhe ishte Tolgahan ai i cili ndau disa imazhe nga pushimet, ku dukeshin se po kalonin për mrekulli.
Në fotografinë e publikuar, nga aktori, ku u paraqitën qifti nga bregdeti, Tolgahan shkruajti “Zemra ime”, në shqip poshtë përshkrimit të fotos.
Të njëjtit tanimë janë prindër të dy fëmijëve: djalit Efehan dhe vajzës Alina.