Topalli tregon nëse do rikthehet në PD dhe nëse do futet në garën për kryetar të saj - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Topalli tregon nëse do rikthehet në PD dhe nëse do futet në garën për kryetar të saj

    Insajderi
    22 March 2022 - 22:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-kryetarja e parlamentit dhe ish-nënkryetarja e PD-së, Jozefina Topalli ka kujtuar një frazë të saj të thënë më herët se “kur të ikë Lulzim Basha, do të kthehet në PD”. Tashmë që Basha iku ajo rrëfen planet e saj.

    “Unë kam thënë se kur të ikë Lulzim Basha, do të kthehem në PD. Shumica kanë ardhur tek ato kauza që unë kam ngritur gjatë viteve.

    Unë do të dëshiroja që të mbështesja një proces të sinqertë dhe të vërtetë me kushtin që të gjithë ata që kanë mbështetur Lulzim Bashën gjatë kësaj periudhe të tregojnë që distancohen nga politika e klientelizmit me vepra. Unë besoj në bashkime vlerash, nëse kjo do të bëhet, unë do të jem e përfshirë.

    Unë nuk jam larguar kurrë nga Partia Demokratike. Unë jam aty ku kam qenë gjithmonë. Janë të tjerët që po afrohen tek unë”, tha Topalli në një intervistë për gazetaren Mirela Milori në Klan News.

    E pyetur nëse ka ambicie për të qenë kryetare e PD-së, Topalli e refuzoi prerë.

    “Jo, e prerë jo! Nuk kam ambicie për të qenë kryetare e PD, kjo është parti e ka treguar se është e Sali Berishës. Të thuash të kundërtën është si të gënjesh veten. Më pëlqen apo nuk më pëlqen, ky është realiteti” , tha Topalli. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark