×
  • Sport
  • Sport

    Torres i tanishëm edhe më i mirë se ai që ishte tek Liverpooli

    Insajderi
    21 April 2016 - 14:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Fernando Torres është duke e shijuar momentalisht formën më të mirë të karrierës së tij të gjatë.

    32-vjeçari shënoi golin e fitores të mërkurën në sfidën e rëndësishme dhe të vështirë të “jorganxhinjve” ndaj Atletik Bilbaos.

    Ky ishte goli i tij i 5 në po aq ndeshje radhazi që spanjolli ka gjetur rrjetën. Ai nuk e kishte bërë këtë as në kohën kur luante me Liverpoolin dhe gjatë kohës së tij në Atletiko para transferimit në Angli.

    Sulmuesi që fitoj këpucën e artë në Kampionatin Evropian të 2008-ës, pati kaluar 3 vite jo shumë të mira në Chelsea, tek e cila u transferua për 50 milion funte nga Liverpooli. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark