Të lidhur me duar pas shpine, gjysmë të zhveshur dhe nën torturë. Është kjo gjendja e ushtarëve turq të arrestuar nën akuzën e përfshirjes dhe organizimit të grushtit të shtetit.
Fotot janë publikuar në mbarë mediat ndërkombëtare, në të cilat ushtarët shfaqen teksa mbahen të mbyllur në palestra dhe salla të mëdha, teksa mbikëqyren rreptësisht nga njerëzit e besuar të regjimit aktual turk, të cilët i godasin me kamzhik në kurriz.
Mbarë qeveritë e Perëndimit i kanë bërë thirrje Ankarasë zyrtare që të ketë kujdes në respektimin e të drejtave të njeriut.
Ndërsa kancelarja Angela Merkel ka paralajmëruar Turqinë se në BE nuk kanë vend ata që zbatojnë dënimin me vdekje. /Insajderi.com