Insajderi
Zgjedhjet 2026

Totaj përuron fillimin e punimeve në 17 akse rrugore në lagjen “Jeta e Re”

Insajderi
22 September 2025 - 15:35
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Totaj përuron fillimin e punimeve në 17 akse rrugore në lagjen “Jeta e Re”
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Filluan sot punimet për ndërtimin e 17 akseve rrugore në lagjen “Jeta e Re”, një projekt i Drejtorisë së Shërbimeve Publike që synon përmirësimin e infrastrukturës dhe kushteve të jetesës për banorët e kësaj zone.

Projekti përfshin ndërtimin e infrastrukturës nëntokësore (kanalizimin fekal e atmosferik), kubëzimin e rrugëve, trotuaret dhe ndriçimin publik.

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, theksoi rëndësinë e këtij projekti për zhvillimin e lagjes:

“Me këtë investim të rëndësishëm synojmë ta përmirësojmë ndjeshëm cilësinë e jetës për banorët e ‘Jeta e Re’. Infrastruktura e re rrugore dhe nëntokësore do të krijojë kushte më të mira për qarkullim dhe do të ofrojë ambient më të sigurt dhe të shëndetshëm për familjet që jetojnë këtu”.

Ai shtoi se investimet në infrastrukturë janë prioritet për komunën: “Jemi të përkushtuar që të vazhdojmë me projekte të ngjashme në të gjitha lagjet e Prizrenit, për të garantuar zhvillim të qëndrueshëm dhe përmirësim të cilësisë së jetës së qytetarëve tanë”.

Projekti parashikohet të përfundojë brenda afateve të planifikuara, duke sjellë ndryshime pozitive në infrastrukturën e lagjes dhe duke kontribuar në zhvillimin urban të Prizrenit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark