Insajderi
Biznes

Toyota Supra me kulm të hapur i punuar tërësisht në mënyrë manuale

Insajderi
10 January 2020 - 09:20
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kjo makinë me kulm të hapur, është shumë më i veçantë se që duket në shikim të parë

Modeli Supra është pritur shumë nga dashamirësit e makinave sportive, derisa është pëlqyer në masë të madhe, pasi të jetë lansuar, transmeton Telegrafi.

Por, kjo nuk i ka ndaluar NATS Nihon Automobile Collage, që ta modifikojnë këtë makinë, që të duket shuëm më ndryshe.

Të gjitha pjesët e jashtme të makinës janë larguar, që të zëvendësohen me tjerat, që janë punuar tërësisht në mënyrë manuale, në metal me fibra karboni.

Ndryshimet që ka pësuar, e bëjnë këtë makinë që të ngjajë me Lexus SC, ndërsa ngjyra me të cilën është lyer, bën që të vërehet shumë në rrugë.

Brenda kapakut, është vënë motori 2JZ, me 600 kuaj fuqi, në mënyrë që të jetë edhe e shpejtë në lëvizje.

Dyert e kësaj Toyota Supra, hapen duke u ngritur lartë, njëjtë sikurse te Lamborghini Aventador, që është një tjetër gjë që e dallon prej modelit të zakonshëm.

Aktiviteti Tokyo Auto Salon, që zhvillohet nesër dhe pasnesër, ku do të prezantohet në tërësi kjo makinë, do të zbulojë edhe detaje tjera që mund të përmbajë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark