×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Toyota teston motorët me djegie hidrogjeni si karburant në makinat e garave

    Insajderi
    25 October 2021 - 10:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Toyota të hënën njoftoi se është duke testuar motorët me djegie hidrogjeni në makinat e garave, shkruan associated press.

    Motorë të tillë djegin hidrogjen si karburant në vend të benzinës, njësoj si raketat.

    Prodhuesi japonez i automjeteve tha se testimi i teknologjisë në makinat e garave do ta lejojë atë të mbledhë të dhëna dhe të përpiqet të rregullojë problemet që mund të paraqiten.

    “Ne duam të propozojmë opsione të shumta për të përmbushur nevojat rajonale,” tha Naoyuki Sakamoto, kryeinxhinieri i modelit Corolla të motorit me hidrogjen, në një konferencë për shtyp.

    Toyota Motor Corp ka njoftuar më herët se po zhvillonte një motor me djegie hidrogjeni, të cilin Ford Motor Co dhe prodhuesit e tjerë të automobilave e kanë zhvilluar gjithashtu. Automjetet nga motorë të tillë janë të ndryshëm nga automjetet me karburant që përdorin hidrogjen për të krijuar energji elektrike, dhe nga automjetet elektrike. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark