×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Tradhëti e dhunë”, psikologia tregon pse po shtohet numri i divorceve në Kosovë

    Insajderi
    20 February 2023 - 17:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Numri i shkurorëzimeve në vend çdo vit e më shumë është duke u rritur. Gjatë vitit 2022 janë shkurorëzuar 1 mijë e 685 çifte, për 2021 statistikat tregojnë se 1 mijë e 987 çifte i kanë dhënë fund martesës së tyre, ndërsa në vitin 2020 kanë qenë vetëm 220 raste të tilla.

    Në lidhje me këto të dhëna të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, për Insajderin është deklaruar psikologia Kaltrina Haziri Canolli.

    Sipas saj, arsyet më të shpeshta që çojnë në divorc janë tradhëtia, mungësa e komunikimit, dhuna, emancipimi.

    “Shumë herë çiftet mund të kenë pikëpytje të shumta në raport me partenrin dhe prap mund te mos komunikojnë. Tradhëtia mund të ndikojë në humbjen e besimit dhe respektiti për partnerit. Pos, tyre edhe abuzimi qoftë fizik, psikologjikë apo seksual, ndikonë që një person t’i jap fund marrëdhënies”, ka deklaruar ajo.

    Pos tyre, Haziri ka thënë se edhe emancipimi i gruas ndikon që  ato të vendosin shumë më lehtë për divorcin sesa gratë e tjera.

    Emancipimi, që tashmë edhe gratë janë të emancipuara në të gjitha fushat, nënkupton që ato tashmë nuk kanë varësi ndaj burrave e në veçanti në aspektin ekonomik. Andaj, kjo ndikon që gratë tashmë nuk kanë nevojë të mendojë se si do t’ia dalin pa bashkëshortin e tyre dhe vendimi për divorc është më i lehtë për to sesa për gratë që janë të varura financiarisht nga bashkëshorti”, ka thënë psikologia.

    Sipas saj, në rastet kur dhuna e çfarëdo lloji dhe mungesa e komunikimit janë të pranishme, shkurorëzimi është zgjidhje e shëndetëshme.

    Në raste se çiftet që ndahen kanë fëmijë, psikologia ka disa rekomandime në lidhje me qasjen që prindërit duhet ta kenë ma ta.

    Mendoj që çdo herë edhe në raport me fëmijët duhet të krijohet një komunikim empatikë dhe i mirëfillët. Duke i shpjeguar fëmijëve që pse kanë marrë një vendim të tillë, duke ia bërë me dije që do ta kenë dashurinë e të dy prindërve, dhe duke ia bërë me dije se çdo herë prioriteti i prindërve do të jenë ata. Kjo arrihet duke mos e detyruar fëmijën të zgjedh mes nënës dhe babait, të mos ndodhin konflikte në prani të tyre, të bisedohet çdo herë për shqetësimet që mund t’i kenë, të ndihmohen në detyra. Dhe, në rastë se fëmija mund të ketë ndodnjë ankesë emocioanle duhet konsultuar profesionistëtë shëndetit mendorë”, ka përfunduar ajo./Gazta Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark