Pas hetimeve intensive të Policisë së Kosovës, është arrestuar një femër shqiptare, shtetase e Shqipërisë dhe katër meshkuj kosovarë për veprën penale trafikim me njerëz dhe ofrimi i shërbimit seksual të viktimës së trafikimit.
Policia bën të ditur se poashtu është identifikuar një femër si viktimë e trafikimit.
E dyshuara femër me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje ndërsa të dyshuarit meshkuj pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.
TRAFIKIM ME NJERËZ /OFRIMI I SHËRBIMIT SEKSUAL TË VIKTIMËS SË TRAFIKIMIT
Gjakovë 10.06.2022 – 20:00. Më 08.01.2023 pas hetimeve intensive janë arrestuar një femër Shqiptare shtetase e Shqipërisë dhe katër meshkuj kosovarë si dhe është identifikuar një femër Shqiptare shtetase e Shqipërisë si viktimë e trafikimit e cila është trajtuar sipas procedurave dhe standardeve për viktima të trafikuara. E dyshuara femër me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje ndërsa të dyshuarit meshkuj pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.