×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Gjithçka që dihet deri më tani për plagosjen e të riut në Prishtinë

    Insajderi
    09 January 2023 - 08:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Mbrëmë një person mbeti i plagosur në një lokal në lagjen “Emshir” të Prishtinës. Siç raportoi Gazeta Insajderi plagosja ka ndodhur në lokalin “Exit Lounge Bar”. Të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

    Mbrëmë policia raportoi se personi që ka mbetur i lënduar është B.A, 37 vjeçar.

    Ndërkohë burime të Insajderit mësuan se bëhet fjalë për Burim Aetin.

    Të njëjtat burime thonë se Ajeti është nga Maqedonia e Veriut përkatësisht komuna e Haraçinës.

    “Sot rreth orës 21:00  policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri, në një lokal, në lagjen Emshir të Prishtinës, Nga arma e zjarrit lëndime ka pësuar një person, B.A, mashkull 37 vjeç, i cili është dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit  janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë ngjarje”, bëri të ditur zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti. /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark