Trafiku i bllokuar, a e nervozoi Ramën vendimi i tij për testimin e unazës së brendshme? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Trafiku i bllokuar, a e nervozoi Ramën vendimi i tij për testimin e unazës së brendshme?

    Insajderi
    28 October 2022 - 18:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Testimi i unazës së brendshme nga Komuna e Prishtinës ka shkaktuar kolona të gjata në trafik.

    E kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka folur në lidhje me këtë testim. Ai u shpreh se kjo është një pjesë e zhvillimit të planit të mobilitetit për kryeqytetin.

    “Kjo është një pjesë e zhvillimit të planit të mobilitetit për kryeqytetin, i kemi bërë dy teste të mëparshme, të cilat kanë qenë teste gjatë vikendit dhe tani jemi duke e bërë testin e tretë që është gjatë javës. I kemi ekipet që janë në terren me dronë, por edhe ekipet e policisë dhe drejtorisë së shërbimeve publike, që po monitorojnë dhe po shikojnë pikat e ndryshme të kryeqytetit”, u shpreh ai në Klan Kosova.

    Ai tha se qëllimshëm u bë testimi në ditën e premte, kur është më i madh fluksi  i veturave, përcjell Klankosova.tv.

    “Është një fluks i madh i makinave, është e premte dhe e kemi kohën kur shumica e njerëzve e kanë kryer punën dhe kemi një fluks të madh jashtë Prishtinës. Nuk duhet të bëhet testimi aty ku mund të hamendësohet që nuk do të ketë trafik, sepse ne e kemi bërë në fundjavë dhe e kemi parë që funksionon”, u shpreh tutje ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark