Insajderi
Lajme

“Trafiku Urban” me një njoftim me rëndësi para ndeshjes Kosovë-Turqi

Insajderi
31 March 2026 - 18:17
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Trafiku Urban” me një njoftim me rëndësi para ndeshjes Kosovë-Turqi
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ndërmarrja “Trafiku Urban” ka bërë të ditur se mund të ketë vonesa gjatë mbrëmjes së sotme, për shkak të bllokimit të disa rrugëve shkaku i finales Kosovë-Turqi.

Në njoftim thuhet se mund të ketë vonesa dhe devijime të përkohshme në qarkullimin e linjave të autobusëve.

“Njoftojmë qytetarët se, për shkak të bllokimit të disa rrugëve, gjatë mbrëmjes së sotme mund të ketë vonesa dhe devijime të përkohshme në qarkullimin e linjave të autobusëve, në përputhje me rregullimin e trafikut nga organet e rendit. Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe i urojmë Kombëtares sonë suksese në ndeshjen e sontme kualifikuese!”, thuhet në njoftim.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark