×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Tragjedi: Familja që u shua nga tërmeti në Turqi

    Insajderi
    08 February 2023 - 09:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Avokati Uğur Uçurum (43), i cili humbi jetën në shtëpinë e tyre të shkatërruar në Adana, të goditur nga tërmeti në Pazarcik, u varros krah për krah me gruan dhe fëmijët binjakë.

    Avokati Uğur Uçurum (43), gruaja e tij Gökçe Köse Uçurum (42) dhe binjakët e tij Yağız (10) dhe Yağmur (10).

    Si rezultat i punës së kërkim-shpëtimit të kryer ditën e djeshme u gjetën trupat e nënës, babait dhe binjakëve të tyre. Trupat e familjes Uçurum, të cilët u dërguan në morgun e spitalit, janë dorëzuar sot tek familjarët e tyre.

    Arkivolet e nënës, babait dhe binjakëve të sjellë në varrezat e Kabasakalit në rrethin e Çukurovës u vendosën krah për krah në gurin e musallës dhe falja e xhenazes u krye veçmas.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark