×
  • Lajme
  • Lajme / Shqipëri/Rajon

    Tragjedi| foshnja 5-muajshe ndërron jetë nga COVID, prindërit i dhurojnë organet

    Insajderi
    05 February 2023 - 16:49

    Një vajzë e vogël vetëm 5.5 muajshe nga Patra ka ndërruar jetë në spitalin e Rios.

    Vogëlushja u shtrua në ICU të Fëmijëve në Rio me koronavirus dhe pati hemorragji cerebrale në tru.

    Prindërit e vogëlushes morën vendimin e guximshëm për të dhuruar organet e fëmijës së tyre, duke shpëtuar kështu jetë të tjera. Leja është dhënë dhe prej mëngjesit të sotëm, të dielën e 5 shkurtit, po vijon procedura e heqjes së organeve.

    Kështu, u kryen analizat e nevojshme dhe siç theksoi drejtori i ICU-së së Fëmijëve në Rio, Andreas Iliadis , duke folur për pelop.gr, procesi aktualisht është duke u zhvilluar.

    Sipas informacioneve të para, disa nga organet e vogëlushes do të udhëtojnë jashtë vendit për të ndihmuar fëmijë të tjerë./abcnews.al/

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark