Insajderi
Botë

Tragjedi në Belgjikë: Pronari shqiptar i një kafeneje qëllohet për vdekje nga qiramarrësi

Insajderi
19 August 2025 - 09:35
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Tragjedi në Belgjikë: Pronari shqiptar i një kafeneje qëllohet për vdekje nga qiramarrësi
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një ngjarje e rëndë ndodhi të dielën në mbrëmje në lagjen Itterbeek të Anderlechtit, Belgjikë. Një 61-vjeçar shqiptar, pronar i kafenesë “Maison Haute”, u qëllua për vdekje nga qiramarrësi i tij rreth orës 20:30.

Dëshmitarët raportojnë të paktën katër të shtëna në vendngjarje. Viktima u dërgua në spital, por nuk mundi të mbijetojë. Autoritetet kanë arrestuar autorin e dyshuar dhe kanë përjashtuar për momentin lidhjet me trafik droge, duke theksuar se shkaku mund të ketë qenë një konflikt personal.

Komuniteti mbeti i tronditur, ndërsa miqtë e viktimës e përshkruajnë si një person të mirë dhe gjithmonë të gatshëm për të ndihmuar.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark