Insajderi
Show

Tragjedi në familjen mbretërore, çfarë ndodhi?

Insajderi
22 July 2025 - 11:53
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Tragjedi në familjen mbretërore, çfarë ndodhi?
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Rosie Roche, 20 vjeç, mbesa e xhaxhait të princeshës Diana, është gjetur e pajetë nga nëna dhe motra e saj në banesën familjare në Wiltshire, më 14 korrik.

Ajo po përgatitej për një udhëtim me miqtë kur ndodhi ngjarja tragjike. Pranë saj u gjet një armë zjarri, ndërsa policia e ka cilësuar vdekjen si jo të dyshimtë dhe pa përfshirje të palëve të treta.

Rosie ishte studente në vitin e parë për letërsi angleze në Universitetin e Durhamit dhe ishte shumë e dashur për energjinë, krijimtarinë dhe pasionin për librat.

Familja dhe miqtë e saj janë shprehur të shkatërruar nga humbja. Një ceremoni përkujtimore do të mbahet në një datë të mëvonshme.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark