Insajderi
Lajme

Tragjedi në Podujevë | Babai vret më kallash djalin e tij, Insajderi sjell detajet

Insajderi
13 June 2022 - 20:07
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Tragjedi në Podujevë | Babai vret më kallash djalin e tij, Insajderi sjell detajet
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Vrasje në Podujevë. Gazeta Insajderi ka mësuar se babai ka shtënë më armë zjarri në drejtim të djalit të tij i cili pas plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Gazeta mëson se Erdonit Ismajli është i riu që mbeti i vrarë nga babai i tij, Naim Smajli.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës. Sipas informative të policisë, rasti ka ndodhur në fshatin Peran të komunës së Podujevës.

“Rreth orës 18:00, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në fshatin Peran të komunës së Podujevës. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, bëhet e ditur se një person, ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga arma zjarrit. Vdekja e viktimës është konstatuar nga ana e mjekëve emergjen”, është shprehur Agron Borovci, zëdhënës i policisë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark