×
  • Lajme
  • Lajme

    Tragjedi në Shqipëri: Vdesin dy persona pas aksidentit me mjet bujqësor, njëri nga ta 21-vjeçar

    Insajderi
    10 April 2024 - 17:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një incident i rëndë ka ndodhur në zonën e Fushë-Kuqes në Kurbin, ku për pasojë kanë humbur jetën 2 persona.

    Sipas burimeve, bëhet me dije se incidenti ndodhi pasi mjeti bujqësor me të cilin po lëviznin dy personat, ra në kanal dhe ata u mbytën nga uji.

    Mësohet se viktimë mbeti shoferi 60-vjeçar dhe një 21-vjeçar që ishte bashkë me të.

    Ndërkohë Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. /Euronewsalbania

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark