×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Tragjedia e tiranasve në Kavajë, mësohet emri i babait që humbi jetën bashkë me të bijtë e tij

    Insajderi
    09 July 2023 - 15:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të diel në Kavajë.

    Sipas njoftimit të policisë atje, tre pjesëtarë të një familje nga Tirana, babai rreth 55 vjeç, dhe dy djemtë e tij të mitur rreth 13 dhe 15 vjeç janë mbytur në det.

    Mediat në Shqipëri raportojnë se bëhet fjalë për Elvis Halilajn 50 vjeç dhe dy djemtë e tij të mitur.

    Policia njofton se shërbimet e Njësisë Policore Detare kanë ndërhyrë për t’i shpëtuar, por fatkeqësisht të tre kishin ndërruar jetë si pasojë e rrymave detare.

    Sipas informacioneve paraprake, dallgët dhe era e fortë kanë ndikuar në ngjarjen e rëndë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark