×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Tragjedia në Kalabri, Papa Françesku: Lutem për të zhdukurit, për emigrantët e të tjerë të mbijetuar

    Insajderi
    26 February 2023 - 16:28

    Papa Françesku ka reaguar për ngjarjen tragjike në bregun italian ku deri më tani janë nxjerrë 58 trupa të pa jetë. Papa ka përciellë ngushëllimet e tij, teksa u shpreh se po lutet për viktimat në bregdetin kalabrez.

    “Me dhimbje mësova për mbytjen e anijes që ndodhi në bregdetin kalabrez, afër Crotone. Tashmë janë gjetur 40 të vdekur, mes tyre shumë fëmijë. Lutem për secilin prej tyre, për të zhdukurit, për emigrantët e tjerë të mbijetuar. Falënderoj të gjithë ata që kanë sjellë ndihmë dhe ata që po mirëpresin. Zoja i përkrahtë këta vëllezër e motra tona”, shkruan Papa.

    Sipas raportimeve, deri më tani dyshohet për më shumë se 100 viktima nga mbytja e anijes që ndodhi mëngjesin e sotëm në Steccato di Cutro, në provincën e Crotone. Në të gdhirë, një varkë e ngarkuar me emigrantë u copëtua dhe u përmbys në det. Sipas disa të mbijetuarve, në bord ndodheshin rreth 180 persona. Gjithçka që ka mbetur nga varka është një pirg druri, i cili u depozitua në breg pas mbytjes së anijes.

    Dinamika e saktë e fakteve nuk është ende e qartë. Sipas rikonstruksioneve të para, duket se dy janë faktorët që çuan në mbytjen e anijes: nga njëra anë mbingarkesa e varkës, nga ana tjetër, egërsia e detit, pasi ishte mjaft i trazuar sot në mëngjes.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2023 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark