Insajderi
Lajme

Tragjedia në Malishevë, Albulena Haxhiu ngushëllon familjen: Lutemi që të gjejnë forcë

Insajderi
16 April 2026 - 15:32
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Tragjedia në Malishevë, Albulena Haxhiu ngushëllon familjen: Lutemi që të gjejnë forcë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetarja e Kuvendit, njëherësh u.d Presidente, Albulena Haxhiut, ka reaguar lidhur me tragjedinë në Malishevë, ku si pasojë e një zjarri mbetën të vdekur një baba me dy fëmijë.

Haxhiut ka shprehur ngushëllime familjet, duke u lutur që ata të gjejnë forcën për të përballuar këtë humbje të rëndë.

Postimi:

Me dhimbje të thellë mora lajmin për humbjen tragjike të një babai dhe dy fëmijëve nga zjarri që ndodhi sot në Malishevë.

Në këto çaste të rënda, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe të afërmit e viktimave. Ndajmë dhimbjen me ta dhe lutemi që të gjejnë forcë për ta përballuar këtë humbje të rëndë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark