×
  • Lajme
  • Insajderi

    Tragjedia në Suharekë: Kryetari i fshatit jep detaje për vdekjen e 26 vjeçarit

    Insajderi
    03 May 2022 - 14:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i fshatit Greikoc të Komunës së Suharekës, Reshat Selimaj ka dhënë detaje lidhur me vdekjen e 26 vjeçarit, Faton Hoxhaj.

    Në prononcim për Gazetën Insajderi Selimaj pretendon se 26 vjeçari u vetëvra aksidentalisht.

    “Siç jeni të informuar edhe unë si kryetar fshati me të marrë lajmin kam shkuar tek të shtëpisë së bashku me kryetarin e veteranëve, zotëri Shani Canaj, dhe sipas logjikës tonë dhe familjarëve ne e konsiderojmë që është vetëvrasje aksidentale, është vra aksidentalisht me kallashnikov por organet kompetente ende nuk kanë dalë më një raport përfundimtar jemi në pritje”, ka deklaruar Selimaj për Insajderin.

    Ai ka mohuar zërat se tashmë i ndjeri Faton Hoxhaj ka qenë në telashe me dikë.

    “Po e shoh unë nëpër portale tjera, jo ka qenë në telashe me atë me këtë. Kjo nuk qëndron”, është shprehur ai.

    Ndërkohë i pyetur se a janë në një linjë me familjarët Semilaj është përgjigjur se në kryesi të fshatit është edhe një i afërm i të ndjerit.

    “E kam unë në kryesi një të afërm të tyre me mbiemrin Hoxhaj”, deklaroi ai.

    Siç edhe konfirmoi kryetari varrimi i të ndjerit bëhet sot në ora 17:00.

    26 vjeçar nga fshati Greikoc i Suharekës u gjetë i vdekur pranë shtëpisë së tij, pranë i është gjetur edhe një armë AK – 47.

    Viktima është i biri i dëshmorit Haxhi Haxhaj.

    Rastin e konfirmoi edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

    “Pas marrjes së informatës, njësitë e Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes, në fshatin Greikoc të Suharekës dhe në një objekt përcjellës, 20 deri në 30 metra larg shtëpisë së viktimës, është gjetur një armë AK-47 e cila dyshohet se është përdorur në këtë rast. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i shtetit dhe rasti është duke u trajtuar si “Vdekje e dyshimtë”, ka deklaruar Gashi.

    Lexo edhe:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    18 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark