Insajderi
Lajme

Tragjike në Durrës, këmbësori humb jetën pasi u përplas nga një automjet

Insajderi
05 August 2026 - 23:15
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Tragjike në Durrës, këmbësori humb jetën pasi u përplas nga një automjet
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen nr. 15 të qytetit të Durrësit.

Sipas të dhënave paraprake nga autoritetet policore, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:45, kur një automjet ka përplasur një këmbësor që po kalonte rrugën.

Përplasja ka qenë e fortë dhe, si pasojë e plagëve të marra, këmbësori i identifikuar me inicialet Xh. Zh. ka humbur jetën në vendngjarje, shkruan rtsh.al.

Policia ka bërë të mundur shoqërimin e menjëhershëm të drejtuesit të automjetit, shtetasit D. N., në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës, ku do të kryhen të gjitha veprimet e mëtejshme procedurale dhe hetimore.

“Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit”, thuhet në njoftimin paraprak të Policisë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark