Insajderi
Botë

Tragjike në Itali: Makina përplaset me kamionin, vdesin dy të rinj shqiptarë

Insajderi
30 January 2026 - 13:10
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Tragjike në Itali: Makina përplaset me kamionin, vdesin dy të rinj shqiptarë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dy të rinj shqiptarë kanë humbur jetën pas një aksidenti të rëndë rrugor të regjistruar pasditen e së enjtes në Itali.

Aksidentim siç shkruan Euronewsal, ndodhi në zonën e Cuneos, në Savigliano.

Makina tip “Jeep Avengers” më të cilën udhëtonin dy të rinjtë dhe një person i tretë u përplas ballë për ballë me një kamion.

Viktimat janë rreth të njëzetave ndërsa nga kjo ngjarje janë plagosur edhe dy persona të tjerë. Ata po marrin ndihmë mjekësore në spitalet në Savigliano dhe Cuneo.

Dy viktimat u nxorën nga automjeti nga shërbimet e emergjencës dhe zjarrfikësit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark