Insajderi
Lajme

Ra aksidentalisht nga çatia e shtëpisë, vdes 49-vjeçari në Shkodër

Insajderi
26 February 2026 - 15:30
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ra aksidentalisht nga çatia e shtëpisë, vdes 49-vjeçari në Shkodër
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një 49-vjeçar me inicialet K.GJ ka humbur jetën sot në Shkodër, pasi dyshohet se ra aksidentalisht nga çatia e banesës së tij në fshatin Grudë e Re.

Ngjarja ndodhi rreth orës 14:00, ndërsa familjarët e dërguan me urgjencë në Spitalin Rajonal Shkodër për ndihmë mjekësore. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, 49-vjeçari nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.

Sipas të dhënave paraprake nga grupi hetimor, dyshohet se rënia ka qenë aksidentale, ndërsa hetimet janë në vazhdim për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes, raporton JOQ. Autoritetet po analizojnë vendngjarjen dhe po mbledhin prova për të përcaktuar mënyrën dhe shkakun e rënies.


Lexo edhe...
OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark