×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Tragjike: Vdes njëri nga të plagosurit me armë zjarri në Prishtinë

    Insajderi
    26 March 2024 - 23:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një prej dy të plagosurve me armë zjarri në Prishtinë mbrëmjen e së martës në rrugën “Jeronim De Rada” ka vdekur.

    Lajmin e ka konfirmuar Agron Borovci, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, du ke thënë se njëri nga viktimat ka ndërruar në vendngjarje.

    “Rreth orës 21:15, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Jeronim De Rada” në Prishtinë”, ka thënë ai për Insajderin.

    “Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se për pasojë dy persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit ku  fatkeqësisht njëri nga ta ka ndërruar jetë”.

    “Ndërkohë që e plagosura është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor, policia po vijon punën e saj me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin e të dyshuarve të implikuar në rast, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, përfundon ai. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark